Moderatori dhe themeluesi i shfaqjes “Venice Beach Freakshow” ka adoptuar së fundmi një qen me dy hundë. Qeni i cili quhet Tobby, u gjet nga ai në rrugët e Kalifornisë ndërkohë që ishte i braktisur dhe në gjendje të mjerueshme. Personi që e adoptoi është shumë i dhënë pas gjallesave të çuditshme të cilat janë të veçanta dhe të ndryshme nga krijesat e tjera, siç është dhe rasti i qenit Tobby i cili ka dy hundë.
Qe nga momenti që u adoptua, qeni po fiton një popullaritet të madh dhe është kthyer në një atraksion.
Tood Ray, personi qe e adoptoi kishte frikë se qeni mund të vuante nga ndonjë komplikacion shëndetësor për faktin që kishte dy hundë, por pas kontrollit në veteriner, ai mësoi se Tobby gëzonte shëndet të plotë.
“Të gjithë që e takojnë Tobbyn afeksionohen pas tij, sepse është me të vërtët një qen i dashur”, – shprehet Ray i cili njihet për dashurinë dhe dobësinë ndaj krijesave të veçanta./tvklan.al