Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton probleme të shumta sa i përket shëndetit.
Por sipas një studimi të publikuar në “Journal of the American Heart Association” ka zbuluar se qëndrimi i orëve të tëra përpara televizorit është akoma dhe më shumë i dëmshëm.
Në këtë studim u morën në vëzhgim rreth 3 mijë njerëz dhe u zbulua se ata që shikonin më shumë se 4 orë televizor çdo ditë kishin 50% më shumë shanse të prekeshin nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme krahasuar me njerëzit që shikonin televizor 2 orë në ditë.
Gjithashtu personat që shikojnë televizor gjatë kanë edhe tendencën që në këtë kohë të konsumojnë ushqim.
Të konsumuarit e ushqimeve të shumta dhe të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë është një kombinim i rrezikshëm, për këtë arsye duhet reduktuar orët e qëndrimit ulur dhe shtuar koha e aktivitetit fizike./Opinion.al/