Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëndrimet e Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, dështojnë bisedimet Macron-Putin

2022/01/29 at 8:52 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Qëndrimet e Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, dështojnë bisedimet Macron-Putin

Rusia tha të premten se nuk ka në plan të nisë një luftë në Ukrainë, por shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë injoruar kërkesat e saj dhe kanë lënë pak hapësirë për kompromis për zgjidhjen e krizës lidhur me Ukrainën.


Kremlini bëri të ditur se Presidenti Vladimir Putin i tha Presidentit francez Emmanuel Macron se Perëndimi ka dështuar të marrë në konsideratë kushtet kryesore të Rusisë që lidhen me ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, ndalimin e dislokimit të armëve të aleancës pranë kufijve rusë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Evropa Lindore.

SHBA-ja dhe NATO i hodhën poshtë zyrtarisht këtë javë kërkesat e Moskës, por Uashingtoni parashtroi fushat ku diskutimet janë të mundshme, duke ofruar shpresë se mund të kishte një mënyrë për të shmangur luftën, mes shqetësimeve për një rritje të pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Sipas njoftimeve më shumë se 100,000 trupave ruse janë grumbulluar në kufi.

Ndërkohë të enjten Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Presidentin e Ukrainas Volodymyr Zelenskyy se ekziston një “mundësi reale” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake gjatë muajit shkurt kundër ish-shtetit sovjetik. Rusia e ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë plan të tillë.

Megjithatë zoti Zelenskyy, u përpoq të zvogëlonte shqetësimet mbi këtë çështje, duke thënë se alarmi perëndimor mbi një pushtim të afërt ka bërë që shumë investitorë në tregjet financiare të vendit të tërheqin paratë.

“Nuk kemi nevojë për këtë lloj paniku“, tha ai në një konferencë shtypi. “Kjo u ka kushtuar shtrenjtë ukrainasve“, shtoi ai.

Duke iu referuar bisedës telefonike mes udhëheqësit rus dhe atij francez Kremlini tha se Moska do të studiojë përgjigjen e SHBA-së dhe NATO-s përpara se të vendosë rreth hapave të ardhshëm të saj. Më herët gjatë ditës, Presidenti Putin zhvilloi takimin javor me Këshillin e Sigurisë. Ai nuk dha detaje mbi diskutimet, duke thënë vetëm se do të trajtoheshin çështje të politikës së jashtme. Zoti Putin nuk ka bërë asnjë koment publik në lidhje me përgjigjen perëndimore, por ministri i Jashtëm Sergey Lavrov tha se ajo lë pak mundësi për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ata thonë se nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe ne nga ana tjetër nuk do të ndryshojmë tona”, tha zoti Lavrov për një radio ruse gjatë një interviste të drejtpërdrejtë. “Unë nuk shoh asnjë hapësirë për kompromis këtu“, shtoi ai.

“Nuk do të ketë luftë për aq kohë sa do të varet nga Federata Ruse. Ne nuk duam luftë”, shtoi ai. “Por ne nuk do të lejojmë që interesat tona të shkelen në mënyrë të vrazhdë e të injorohen”, tha ai.

Zoti Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara kishin sugjeruar që të dyja palët të bisedonin rreth kufizimeve në dislokimin e raketave me rreze të mesme veprimi, kufizimin e stërvitjet ushtarake dhe përcaktimin e rregullave për të parandaluar aksidentet mes anijeve luftarake dhe avionëve. Ai tha se Rusia i kishte propozuar diskutimet rreth këtyre çështjeve vite më parë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij, siç tha zoti Lavrov deri më sot, nuk i kishin marrë në konsideratë.

Ndërsa përshëndeti ofertën e Uashingtonit lidhur me masat që do të garantonin ndërtimin e besimit mes palëve ai argumentoi se ato janë dytësore në raport me shqetësimet kryesore të Rusisë ndaj NATO-s. Ai vuri në dukje se marrëveshjet ndërkombëtare thonë se siguria e një kombi nuk duhet të bëhet në kurriz të të tjerëve dhe tha se ai do t’u dërgonte letra homologëve të tij perëndimorë për t’u kërkuar që të shpjegonin dështimin e tyre për të respektuar këtë premtim. Ndërsa Moska dhe Perëndimi po mendojnë mbi hapat e tyre të ardhshëm, NATO njoftoi se po përforc masat e saj parandaluese në rajonin e detit Baltik. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në gjendje gatishmërie të lartë 8,500 trupa të cilët do të dislokoheshin në çdo kohë në Evropë. Rusia ka nisur stërvitjet ushtarake që përfshijnë njësi të motorizuara të këmbësorisë dhe artilerisë në Rusinë jugperëndimore, avionë luftarakë në Kaliningrad në Detin Baltik dhe dhjetëra anije luftarake në Detin e Zi dhe Arktik. Trupat ruse janë nisur edhe drejt Bjellorusisë për stërvitje të përbashkëta, duke rritur frikën e Perëndimit se Moska mund të inskenojë një sulm ndaj Ukrainës nga pjesa e veriore e saj. Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se nuk do të ketë luftë nëse Bjellorusia ose Rusia nuk sulmohen dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet të “mbysë në gjak vëllazërit tanë sllavë”. Pavarësisht retorikës alarmante, zyrtarët ukrainas janë përpjekur vazhdimisht të mbjellin qetësi. Zoti Zelenskyy tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Australisë, Gjermanisë dhe Kanadasë për të tërhequr disa nga diplomatët dhe vartësit e tyre nga Kievi, ishte një gabim.

“Këto ishin hapa të tepërt që nuk ndihmojnë“, tha ai.

Ai argumentoi se destabilizimi i brendshëm përbën rrezikun më të madh për vendin. Ai gjithashtu shprehu keqardhje mbi atë që e quajti dështim të NATO-s për t’i ofruar Ukrainës një udhërrëfyes drejt anëtarësimit, duke thënë se aleanca duhet të deklarojë qartë nëse nuk planifikon ta bëjë pjesë të saj Ukrainën dhe të mos ofrojë premtime të paqarta.

Zoti Zelenskyy sfidoi paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një sulm të afërt rus, duke këmbëngulur se Kievi nuk sheh ndonjë përshkallëzim më të madh se më parë. Ai tha se përqendrimi i madh i trupave ruse mund të jetë pjesë e përpjekjeve të Moskës për të ushtruar trysni psikologjike dhe për të mbjellë panik.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov i tha parlamentit se numri i trupave ruse në kufi llogaritet në rreth 130,000 dhe është i njëjtë me numrin e trupave të dislokuar nga Moska pranverën e kaluar. Më në fund Rusia i tërhoqi trupat ushtarake me përfundimin e stërvitjeve masive.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë aktivitet apo veprim të karakterit ushtarak që ndryshon dukshëm nga ajo që ndodhi pranverën e kaluar, me përjashtim të vendosjes (së trupave ushtarake) në Bjellorusi”, tha zoti Reznikov.

Ukraina tashmë është e rrethuar nga konflikti. Pas rrëzimit të një presidenti mik të Kremlinit në vitin 2014, Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës dhe mbështeti një kryengritje në zemrën industriale lindore të vendit. Luftimet mes forcave ukrainase dhe rebelëve të mbështetur nga Rusia kanë shkaktuar vdekjen e mbi 14,000 personave dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje kanë ngecur.

Gjatë telefonatës të së premtes me zotin Macron, zoti Putin foli në favor të vazhdimit të bisedimeve për një marrëveshje paqeje për Ukrainën Lindore mes Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, bisedimet mbi të cilën kanë ngecur. Të dërguarit presidencialë nga të katër vendet u takuan të mërkurën në Paris dhe ranë dakord për një takim tjetër në Berlin pas dy javësh.

Një zyrtar francez e përshkroi bisedën mes Presidentëve Putin e Macron si serioze e plot respekt. Ai tha se ata biseduan mbi domosdoshmërinë e uljes së tensioneve. I njëjti zyrtar, i cili foli në kushtet anonimiteti tha se udhëheqësi rus nuk bëri asnjë lëshim. /VOA

Etiketa: MacronPutinukraina


Ju sugjerojmë

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
Aktualitet

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

24 Janar, 2026 9:02 pm
Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
Aktualitet

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

24 Janar, 2026 8:15 pm
Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
Aktualitet

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

24 Janar, 2026 7:15 pm
Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

24 Janar, 2026 7:10 pm
Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës
Aktualitet

Ervin Salianji në protestën e PD me grupin e demokratëve të Korçës

24 Janar, 2026 6:36 pm
Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca
Aktualitet

Live/Luçiano Boçi çel fjalimet në protestë: Na ka thirrrur rezistenca

24 Janar, 2026 5:57 pm
Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli
Te Fundit

Protesta/Kordoni policor vendoset përpara Kryeminitrisë, Berisha në seli

24 Janar, 2026 5:21 pm
Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha
Kronikë

Vrau bashkëshorten në prani të fëmijës, mbetet në burg përjetë Liridon Berisha

24 Janar, 2026 4:01 pm
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen
Kryesore

Berisha mesazh para protestës: Sot dita e ngadhënjimit mbi të keqen

24 Janar, 2026 1:26 pm
Para
Reshjet e dëborës në Juglindje, si paraqitet gjendja e rrugëve

Reshjet e dëborës në Juglindje, si paraqitet gjendja e rrugëve

Sekuestrohet drogë në Lezhë, arrestohen tre persona

Sekuestrohet drogë në Lezhë, arrestohen tre persona

Erdogan bisedon me talebanët: S’e kemi luksin që të qëndrojmë duarkryq

Erdogan shkarkon shefin e statistikave pas raportit për inflacionin
















TE FUNDIT

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

Protesta, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve
24 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia e partisë që ai drejton, u shpreh se “narkopolicia përdori në agresivitet...

Lexo më shumë

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik

Tensionet në protestë, Berisha: Jeta e qytetarëve në rrezik
24 Janar, 2026

Tensione kanë shoqëruar protestën e Partisë Demokratike e zhvendosur përpara parlamentit. Forcat  e rendit kanë ndërhyrë me hedhjen e ujit...

Lexo më shumë

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur këtë qeveri e për të krijuar qeveri teknike
24 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në foltorja e protestës kombëtare ka bërë thirrje bashkimi për përmbysjen e qeverisë, ndërsa është...

Lexo më shumë

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës

Pas fjalës së Berishës, policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës
24 Janar, 2026

Sheshi përpara godinës së Kryeministrisë tashmë është zbrazur. Në përfundim të fjalës së kryetarit të PD-së Sali  Berisha, protestuesit përdsorën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com