Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qendrimet e NATO-s ndaj Rusisë, Putin takon presidentin kinez

2022/02/04 at 7:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qendrimet e NATO-s ndaj Rusisë, Putin takon presidentin kinez

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u takuan të premten përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Pekin, në një shfaqje uniteti mes marrëdhëniesh gjithnjë e më të tensionuara me Shtetet e Bashkuara.

Agjencia zyrtare ruse e lajmeve ‘Tass’ bëri të ditur se zoti Putin vlerësoi karakterin vërtet të pashembullt të marrëdhënieve Kinë-Rusi, një marrëdhënie dinjitoze, që ndihmon këto dy vende të zhvillohen, sikurse tha ai.

Presidenti Putin njoftoi një marrëveshje të re për të siguruar 10 miliardë metër kub gaz në vit për Kinën. Zyrtarët rusë kanë thënë se të dy udhëheqësit mund të nënshkruajnë më shumë se 15 marrëveshje gjatë vizitës.

Në vitin 2021, palët arritën një rekord prej 146 miliardë dollarësh në shkëmbime tregtare dypalëshe. Zoti Putin i tha Xi të premten se ai është i bindur se tregtia mes dy vendeve së shpejti mund të arrijë në 200 miliardë dollarë.

Ky është takimi i parë i Xi ballë për ballë me një udhëheqës botëror pas më shumë se një viti. Sipas mediave shtetërore kineze, Presidenti kinez i tha zotit Putin se takimi do t’i japë më shumë vitalitet marrëdhënie mes dy vendeve.

Pavarësisht mungesës së një aleance formale mes tyre, Rusia dhe Kina janë afruar edhe më shumë në vitet e fundit teksa punojnë për të kundërshtuar ndikimin e SHBA-ve.

Kina ka qenë më e zëshme në mbështetjen e Rusisë, edhe pse Moska ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke rritur frikën e një konflikti. Rusia ka kërkuar që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO dhe kërkon që aleanca të tërheqë trupat ushtarake nga Evropa Lindore.

Analistët thonë se bashkëpunimi Rusi-Kinë mund ta bëjë më të vështirë për Shtetet e Bashkuara që të ndëshkojnë Moskën me sanksione ose që të ndërmarrin masa të tjera, në rast të një pushtimi rus të Ukrainës. Përpara udhëtimit, zyrtarët rusë thanë se të dy qeveritë po punojnë për të krijuar një marrëdhënie ekonomike që do të garantojë mbrojtje nga sanksionet e vendosura nga vendet e tjera.

Një rritje e armiqësisë SHBA-Rusi mund të largonte gjithashtu vëmendjen e Presidentit Joe Biden nga Kina, një vend që ai e ka identifikuar si prioritetin e tij më të madh të politikës së jashtme./ VOA

Etiketa: kinanatoPutinukraina

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

6 Nëntor, 2025 10:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit të BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Video/ U dënua me burg, momenti kur Tahiri merret me furgonin e policisë

Video/ U dënua me burg, momenti kur Tahiri merret me furgonin e policisë

COVID-19/ Regjistrohen 571 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja

“Ça na bëre”, Aleksia Peleshi tregon reagimin e Nikos kur publikoi lidhjen

“Ça na bëre”, Aleksia Peleshi tregon reagimin e Nikos kur publikoi lidhjen

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Valon Ademi më ka fyer dhe kërcënuar
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka rrëfyer se çfarë po ndodh me aeroportin e...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com