Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dy personave në Kavajë.
Mësohet se Altin Rexha është konfliktuar me Edmond Gosën në ambientet e lokalit, duke goditur njëri-tjetrin me armë zjarri dhe thikë.
Sipas informacioneve, njëri nga viktimat është goditur me thikë dhe tjetri me pistoletë.
Policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.