Policia ka arrestuar dy persona në Lezhë pasi qëlluan në ajër me kallashnikov. Mësohet se në pranga kanë rënë 19-vjeçari R. H., dhe 28-vjeçari S. H., banues në Milot, Kurbin.
Gjatë kontrolleve në banesën e 19-vjeçarit dhe ambientit përreth saj, policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua në ajër.
Armën, i riu e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij. Më pas, kontrolle janë bërë edhe në banesën e 28-vjeçarit, ku u gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës./ Opinion.al