Një 45-vjeçar në qytetin e Korçës i ka dhënë fund jetës me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Sipas njoftimit të policisë 45-vjeçari me iniciale V.B ka ndërruar jetë në lagjen nr.9 në rrugën “1 Maji” pasi ka qëlluar veten me armën e gjahut.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Opinion.al/