Një 43-vjeçar ka qëlluar me thikë shtetasin G.M., 55 vjeç, i cili për pasojë ka marrë plagë në trup dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është shtetasi G. B., 43 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se 43-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al