Kronikë

Qëllon me armë, tenton të vrasë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 23/06/21 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi pas një sherri për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.

Sipas policisë, e gjithë ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30, në fshatin Pendavinj në Maliq.  30-vjeçari Juxhin Qesaraka ka qëlluar me armë zjarri kundër një personi por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë dëmtime.

Ndërkohë, pas një aksioni nga policia e Korçës dhe forcave “Shqiponja” është arritur që të arrestohet 30-vjeçari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al

Pas