Është arrestuar nga Policia e Lezhës një 20 vjeçar, pasi ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Po ashtu policia ka sekuestruar 1 automatik AK -47 , dhe 6 gëzhoja në vendngjarje.
Në pranga ka rënë Erjon Nikolli, 20 vjeç banues në fshatin Zojs, Gjadër në Lezhë. Arrestimi i tij është kryer, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Veprat penale në ngarkim të tij “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 278/2 dhe 274 të Kodit Penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /opinion.al