Xhevair Jonuzaj është transferuar në burgun e Peqinit. Ai u arrestua nga forcat speciale RENEA, më 18 janar në një aksion në fshatin Hoshtimë të Vlorës ku pati dhe shkëmbim zjarri nga i cili Jonuzaj mbeti i plagosur në këmbë.
I cilësuar si një nga personat më të rrezikshëm në Vlorë, Jonuzaj ishte i dënuar me 25 vite burg për një vrasje në vitin 1999. Ai banonte në një shtëpi në një zonë të thellë pranë fshatit Hoshtimë.
Gjykata e Vlorës ka dhënë ndaj tij edhe masën arrest me burg për veprën penale “armëmbajtje pa leje” pasi gjatë operacionit për kapjen e tij u kap me një pistoletë me të cilën edhe qëlloi ndaj policisë.
Sot ai është transferuar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ku pritet të vuajë dënimin e tij. /Opinion.al