Është vetëdorëzuar autori i plagosjes së trefishtë me thikë në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme , ku pas një konflikti shtetasi A. H., qëlloi me thikë K. H., E. T. dhe Xh. P.
Policia ka komunikuar me familjarët e autorit, të cilët bashkëpunuan që ai të vetë dorëzohej në policië rreth orës 20:00.
Shtetasi Xh. P. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore, janë larguar në banesë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.