Kronikë

Qëlloi me thikë 37-vjeçarin në Tiranë, policia ndalon autorin


               Publikuar në : 11:12 - 15/09/19 |
Al Do

Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

Mësohet se në rrugën “Ali Baushi” në Tiranë një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar me iniciale O. H ndërsa i plagosuri S. K, 37 vjeç është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /Opinion.al

Pas