Kronikë

Qëlloi me armë pranë një karburanti në Vlorë, policia arreston autorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:05 - 27/07/20 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi një ditë më parë qëlloi me armë zjarri në ajër në një lokal pranë një karburanti në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Autoritetet njoftojnë se i arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. S., banues në Vlorë. Mësohet se në momentin e ngjarjes, 36-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Tashmë i arrestuari akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i Policisë

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”./ Opinion.al

Pas