Kronikë

Qëlloi me armë në drejtim të një personi, pranga të kërkuarit në Lezhë


               Publikuar në : 14:48 - 12/11/19 |
xhu lia

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim në tetor të këtij viti ka rënë në prangat e policisë në Lezhë.

40-vjeçari Aleksandër Perdoda me banim në Kolsh të Lezhës u shpall në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mjetit me drejtues personin me iniciale M.F.

Perdoda akuzohet për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatje pa leje” dhe arrestimi u bë teksa po lëvizte me mjetin e tij në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

Pas