Kronikë

Qëlloi me armë 60-vjeçarin, arrestohet autori


               Publikuar në : 09:33 - 23/08/19 |
Opi Nion

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë mbrëmjes në Burrel. I plagosuri, A.Gj, banues në fshatin Baz, është transportuar në në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policiz ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili është identifikuar si, F.Gj., 35-vjeç.

Sipas policisë, F.Gj. ka qëllur me armë gjahu ndaj 60-vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.

Pas