Aktualitet

Qëlloi kushëririn për pronën, arrestohet pas 6 muajsh autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:58 - 03/08/16 |
root

Policia ka arrestuar 6 muaj pas ngjarjes së ndodhur në Fushë Krujë në shkurt të këtij viti, autorin e dyshuar. Në pranga ka rënë Dolfi (Rudolf) Dobrozi, 29 vjeç, banues në Krujë.

NGJARJA

Dobrozi ishte shpallur në kërkim pasi në datën 28 shkurt 2016, rreth orës 01:40 , në fshatin Bilaj, Fushë­Krujë, në ambientet e një lokali, pasi ka konsumuar pije alkoolike është konfliktuar për motive pronësie me kushëririn e tij, shtetasin Dritan Bodrozi, 43 vjeç. Më pas Dobrozi, kishte marrë një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit Dritan Dobrozi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 gëzhonja dhe një predhë e paplasur. Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje te armëve luftarake”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas