Me kalimin e orëve dalin në dritë informacione të reja për marrëdhëniet e trazuara dhe konfliktet e vazhdueshme mes okulistit dhe 49-vjeçares Klodiana Çelo,e cila qëlloi me armë zjarri ish-partnerin e saj, për çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 12-vjeçare.
49-vjeçarja qëlloi 68-vjeçarin mjekun grek okulist, me të cilin patën një fëmijë, 12 vjeç, dhe sot akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, tentativë për rrëmbim të miturit, shkelje të ligjit për armët dhe dhunë në familje.
Mediat greke kanë publikuar pamjet kur Çelo e veshur me jelek anti-plumb dhe me duar të lidhura, ka dalë nga prokuroria. Para gazetarëve në gjendje të rëndë mendore, Klodiana ka bërtitur duke thënë:
“Më rrëmbeu vajzën për 5 vjet, e dhunoi, dhe prokurori nuk bëri asgjë. Nuk doja që t’i ndodhte askujt asgjë e keqe. Nuk e kisha parë vajzën për 5 vjet, por e shpëtova me jetën time. Rrëmbysi dhe përdhunuesi i saj, ai e ka përdhunuar, e drogoi dhe tha se ka epilepsi. E përdhunoi. Bëri gjithçka bashkë me mjekë të tjerë të njohur që dalin nëpër televizione dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, më morën fëmijën. Dua fëmijën tim, asgjë tjetër”, ka Klodiana Çelo.
Nga hetimet policore në hyrje të pallatit ku ndodhi ngjarja autoritetet gjetën dhe konfiskuan revolen me të cilën e akuzuara dyshohet se ka qëlluar mjeken, ndërsa në veturën e saj janë gjetur dy thika, një shpatë në kasë, dy celularë, një kuvertë dhe një manual./Opinion.al