Deputeti demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë drejt kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend, ka hedhur poshtë akuzat nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se vezët ia kishte dhënë lideri i PD, Lulzim Basha.
Hasa, i cili u dënua me 10 ditë qëndrim jashtë Kuvendit, zbulon përmes rrjetit social Facebook të vërtetën.
“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në fakultetin Shkencave Sociale dhe të shkencave të natyrës. “Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”.- më thanë studentet. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur “Sot je student”.
p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd.’”, shkruan në statusin e tij deputeti Hasa.