Kronikë

Qëllohet në Bruksel 43-vjeçari shqiptar, mori 6 plumba në shpinë e këmbë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 12/06/22 |
Opi Nion

Një burrë është qëlluar të shtunën në mbrëmje në lagjen Place De Brouckère në Bruksel, konfirmojnë shërbimi policor i Brukselit-Ixelles.

Ndërsa forcat e sigurisë janë në kërkim të autorit(ve).

Shërbimet policore janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 20:20 dhe dëshmitarët raportuan një sërë të shtëna në qendër të kryeqytetit.

Mediat belge shkruajnë se viktima është një 43-vjeçar, i cili ka marrë gjashtë të shtëna në trup, shpinë dhe këmbë.

Dyshohet se viktima është shqiptari me iniciale E.H, një emër i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Ndërsa autori, dyshohet se është shqiptari me iniciale K.N.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka nisur hetimet dhe policia thotë se po përdor mjetet maksimale për kapjen e autorit(ve) të të shtënave.

Duke folur menjëherë pas reagimit të policisë, kryebashkiaku i Brukselit Philippe Close dënoi të shtënat dhe siguroi se policia po bën gjithçka që mundet për të garantuar sigurinë e vizitorëve në kryeqytet.

Shpresoj që policia të mund të arrestojë autorët sa më shpejt të jetë e mundur. Janë mobilizuar shumë patrulla. Dua të theksoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt në Bruksel dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi me ndihmën e shërbimeve të policisë”,-është shprehur ai./Opinion.al

Pas