Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë ku është qëlluar në drejtim të një biznesmeni.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur viktima dhe autori/ët janë larguar.
Mësohet se objektivi ka qenë biznesmeni i ndërtimit Gëzim Balla.
Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur ndaj tij është qëlluar por pa e dëmtuar.
Dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të jetë një histori gjobëvënieje.
Balla ndodhet në ambientet e policisë ku po jep dëshimnë e tij për ngjarjen. /Opinion.al