Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me thikë gjatë një konflikti të ndodhur sot në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas informacioneve Amaraldo Hoxhallari është qëlluar me thikë për motive të dobëta nga 25-vjeçari Darmian Keli.
Policia ka mbëritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të arrestojë autorin. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.