Një person ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është identifikuar me inicialet R. Sh., 42 vjeç.
Sipas informacioneve, ai është transportuar në spital dhe po merr ndihëm mjekësore.
Ndërkohë, Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili qëlloi 42-vjeçarin me thikë për motive të dobëta./Opinion.al