Një 42-vjeçar ka shkuar në urgjencën e QSUT-së paraqitur për ndihmë mjekësore pasi është qëlluar me thikë në këmbë. Mësohet se shtetasi G. S., banues në Shkozë është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.