Një 33-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti në fshatin Borakë në Shijak.
Policia bën me dije se 33 vjeçari A.F., është konfliktuar për motive të dobëta me 46 vjeç K.G. Ky i fundit gjatë konfliktit ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.