Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë.
Policia informon se gjatë një konflikti i 17-vjeçari është qëllur me thikë dhe ka shkuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Aktualisht i riu është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.