Seit Rondo, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër është qëlluar me lopatë në kokë gjatë një konflikti.
Mësohet se Rondo është përfshirë në një konflikt për motive pronësie me Kujtim Bashën. Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike pas plagës së shkaktuar në kokë mori ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.
Ndërkohë, autori është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. / Opinion.al