Një plagosje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Vorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt.
Gjatë përplasjes fizike një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur personin tjetër.
Sipas informacioneve, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë një plagë në këmbë./ Opinion.al