Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe pasi ka plagosur me armë zjarri një person gjatë një konflikti.
Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Vermosh ka qëlluar me pistoletë M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur një tjetër shtetas.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.