Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Sipas informacioneve, bëhet me dije se i plagosur i është 30-vjeçari Vasel Koçeku.
Koçeku është plagosur në lagjen Serreq pas një konflikti të çastit rreth orës 03.30 të mëngjesit, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes./ Opinion.al