Banorët e fshatit Topojë në qytetin e Fierit janë alarmuar ditën e sotme, kur një person nga një automjet ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas njoftimit të policisë nuk ka të plagosur nga të shtënat.
Ndërkohë është bërë identifikimi i autorit por ende nuk është realizuar ndalimi i tij.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:00, në fshatin Topojë, nga 1 automjet është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/