Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë orëve të mbrëmjes në Lundër.
Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë në fasadën e katit të tretë të një ndërtese të pabanuar.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes./ Opinion.al