Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një automjeti i cili drejtohej nga 24-vjeçari i identifikuar me inicialet N.A.
Bëhet me dije se nga të shtënat me armë nuk ka pasur persona të lënduar. Automjeti është braktisur nga pronari i cili ka njoftuar policinë.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes paraprakisht nuk janë gjetur gëzhoja, ndërkohë po bëhet krehja e zonës nga autoritetet/ Opinion.al