Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në Kamëz, në rrugën ‘Skënderbej’. Policia njofton se është qëlluar në drejtim të biznesit të shtetases E. M.
Si pasojë e të shtënave fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”-njofton policia.