Imran Khan, ish-kryeministri i Pakistanit, është plagosur me plumb në këmbë pas të shtënave me armë gjatë një proteste në Gujranwala.
Azhar Mashwani, një zyrtar i partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf të Khanit, konfirmoi se politikani u qëllua në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetën.
Mësohet se ish-kryeministri, është dërguar në një spital në Lahore.
Khan po drejtonte një marshim proteste drejt kryeqytetit, Islamabad, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme./Opinion.al