Është qëlluar me armë zjarri brenda zyrave elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.
Bëhet me dije, se nga të shtënat me armë zjarri është shënuar një i plagosur i identifikuar me inicialet B.O.
Mësohet gjithashtu se i plagosuri ka marrë lëndime në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve./Opinion.al