Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik. Policia bën me dije se nga të shtënat me pistoletë, ka mbetur i plagosur në këmbë 32-vjeçari Genti Dulaj.
Autori i ngjarjes është identifikuar me inicialet M. H. Mes autorit dhe të plagosurit ka patur një konflikt për motive të dobëta, që degjeneroi deri në përdorimin e armës.
32-vjeçari është transportuar për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për arrestimin e autorit.