Aktualitet

Qëllohet aksidentalisht me armë gjahu, ndërron jetë 12-vjeçarja në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 10/02/21 |
Semiljana Azizi

Një ngjarje aksidentale mësohet se i ka marrë jetën ditën e sotme një vajze 12-vjeçare në Velipojë, Shkodër.

Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se e mitura është paraqitur në spitalin Rajonal të Shkodrës e plagosur me armë gjahu.

Edhe pse ka marrë ndihmën e parë, e mitura nuk ka mundur t’u mbijetoi plagëve të marra, teksa bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesë dhe ka qenë aksidentale.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion Paraprak

Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte  shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./Opinion.al

Pas