Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se tre gazetarë rusë janë plagosur teksa udhëtonin drejt pozicioneve të vijës së frontit në Siri. Ata kanë qenë rrugës për në fshatin Al-Dagmashliya të provincës Latakia, kur një raketë ka rënë pranë makinës së tyre. Gazetarët janë dërguar në spitalin e bazës ajrore ruse.