Pas Samitit në Alaskë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas takimit me Vladimir Putin.
Në llogarinë në Facebook, në një nga postimet e publikuara, Ambasada e SHBA në vendin tonë shkruan “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus.
Në një postim të mëparshëm Ambasada Amerikane publikoi mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.