Bota

Që nga mosha 16 vjeç mund të marrësh armë në Zelandën e Re


               Publikuar në : 23:20 - 15/03/19 |
geliano fataj

Masakra në Christchurch të Zelandës së Re, ka hapur debatin lidhur me ligjet për armëmbajtje. Ish-kryeministrja e këtij shteti, Helen Clark, ka thënë se do të ishte e befasuar nëse parlamenti nuk miraton ligje për kontroll më të rreptë të armëve.

Por cilat janë ligjet aktuale për armëmbajtje në Zelandë të Re?
Mosha më e vogël e lejuar për armëmbajtje në Zelandën e Re është mosha 16-vjeçare për armët e vogla, ndërsa pas moshës 18-vjeçare për armët e gjata.

Të gjithë personat që mbajnë armë duhet të pajisen me leje, por ata nuk janë të detyruar t’i regjistrojnë armët. Zelanda e Re është në mesin e pak shteteve që e lejojnë një gjë të tillë. Në këtë mënyrë, një person që ka leje për një armë praktikisht mund të mbajë edhe shumë armë të tjera.

Për ta marrë lejen për armëmbajtje, aplikuesit i nënshtrohen një kontrolli për të kaluarën kriminale dhe historinë e gjendjes shëndetësore. Këtu merren parasysh shëndeti mendor, varësia ndaj substancave të ndryshme dhe dhuna familjare. Kur një person pajiset me leje, ai ose ajo ka të drejtë të blejë numër të pakufizuar të armëve./Opinion.al

Pas