Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që nga kualifikimi në Euro 2024 deri tek metodat e stërvitjes, djemtë e Kombëtares flasin në Podcastin e Ramës

2023/11/25 at 10:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Që nga kualifikimi në Euro 2024 deri tek metodat e stërvitjes, djemtë e Kombëtares flasin në Podcastin e Ramës

Kryeministri Edi Rama kishte ftuar në episodin 11 të sezonit 2 të podkastit “Flasim’’, futbollistët e kombëtares Myrto Uzuni, Elseid Hysaj, Mario Nitaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Elhan Kastrati.


Kjo ftesë mesa duket ka ardhur pasi për herë të dytë në histori, Shqipëria ka siguruar një biletë për në Evropian.

Së bashku kanë diskutuar mbi kualifikimin në Euro2024 si dhe mbështetjen që trajneri Silvinjo i ka dhënë Kombëtares Shqiptare gjithë këtë kohë, e cila u përkthye në pikë dhe renditje surprizuese.

“Normalisht duhet të kisha këtu 11, po një pjesë fluturuan, një pjesë janë përpara fluturimit dhe i falënderoj shumë që erdhën për një bisedë lidhur me një arritje historike, kombëtarja kuq e zi në Evropianin e 2024. Jam  këtu me 2 nga 4 kapitenët dhe me 4 të tjerë pak më veteranë, pak më të rinj të këtij ekipi kombëtar që, jo vetëm ka arritur një rezultat fantastik, duke e çuar Shqipërinë për të dytën herë në Europian – e sa për dijeni, unë 10 vjet këtu, 2 herë në Evropian ju, – por përveç kësaj, ka ofruar një lojë që për hir të së vërtetës, e pranojnë të gjithë, është diçka e re për kombëtaren shqiptare”, u shpreh kryeministri Rama.

Uzuni: I kam lënë golat për në evropian. Ishte pak  vështirë dje pasi një ekip si Ishujt Faroe mbroheshin me forca të shumta në fazën defensive dhe ishte e vështirë që të çaheshin pasi me ekipet më të mira në letër luajmë më futboll të hapur,  kurse ekipet qe janë më të dobëta në letër luajnë një lojë të mbyllur, dhe është shumë e vështirë te depërtosh në atë zonë, normal”.

Rama: Ok, tani nuk ka rëndësi. Ndeshja ka kaluar. Vendi i parë në tabelë është vulosur. Shqipëria e para në një grup eliminator është diçka që  ju e kishit imagjinuar apo?

Elseid Hysaj: Kemi thyer rekorde këtë herë. S’e kemi pritur as ne që do arrinim në një grup si ky, ne vend të parë me kualifikimin po siç dihet, jemi të gjithë  këtu mungojnë dhe disa vetë, por kemi treguar që kemi më shumë forcë, për të bërë dhe më shumë, kështu që duhet të jemi të kënaqur e të vetëdijshëm se mund të arrijmë edhe më shumë se sa kaq.

Më pas biseda fokusohet te karriera e Berat Gjimshitit, i cili tregon se “që prej 2014 luaj me Kombëtaren. Kam luajtur tek Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër”.

“Po atje me Atalantën pastaj e vulose personalitetin?, pyet Rama.

Gjimshiti: Po, sigurisht. Në fillim kisha vështirësi se isha në huazim 1 vit, dy vjet, pastaj u riktheva dhe sigurisht ekipi ecte shumë mirë me Champions League, Europa Leauge apo me gjera të tjera ne finalet e Kupës së Italisë, ecte shumë mirë dhe sigurisht, nëse ecën ekipi mirë dhe ti do të bësh mirë dhe është dhe më e thjeshtë.

Rama: Ju keni pasur një lloj shansi te veçantë me dy trajnerë siç thonë, se unë nuk i di nga afër, por janë shumë skrupulozë me rritjen e lojtarëve.

Hysaj: Të dy janë “të sëmurë” besoj për taktikë. Shumë të lodhshëm besoj, por bëra dhe unë 8 vjet që jam veç me 1 trajner që kam dhe ndonjëherë më thonë dhe këta lojtarët e Lazios “po si e duron 8 vjet‘’? I them unë, po duhet te durojmë  se u  bënë 2-3 vite, po u bënë 3 vite aty dhe se di sa vite do bëjmë, po normal që i besoj që janë një ndër 2-3 trajnerët në Itali që kanë ndryshuar shumë skuadra dhe mentalitetin e lojës. Problemi është që ty të kemi tifoz me skuadër tjetër.

Rama: E mua më keni pak të vështirë në këtë periudhë, megjithatë për hir të së vërtetës ju ndjek dhe gëzohem shumë. Duke qenë se ndjek një çikë këto ndeshjet e kampionatit italian dhe gëzohem shumë që luani, që vlerësoheni. Dhe ato notat përgjithësisht i merrni të mira dhe aty te “La gazeta dello sport’’, kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë, por në ndërkohë ka gjithmonë një numër gjithmonë e më të madh shqiptarësh të vegjël që po stërviten  për ekipet e moshave në Evropë, por në Itali sidomos ishe një numër impresionues, rreth 15 mijë djem shqiptarë ose përgjithësisht të lindur tanimë nga prindër që kanë shkuar më përpara aty ose dhe që kanë ardhur më vonë që janë të regjistruar në lëvizjen futbollistike italiane nëpër skuadra”.

Hysaj: Besoj që është edhe kjo, që janë duke luajtur shumë shqiptarë në seria A dhe në kampionate të tjera dhe njerëzit ose trajnerët, presidentët po besojnë tek ne  se dikur me të vërtetë ka qenë shumë e vështirë të futej një shqiptar në Itali se ishte si puna e ekstra komunitetit, pa letra. “Po marrim një brazilian para shqiptari’, se gjithmonë na kanë mbajtur si shtet i vogël. Lojtarë nuk është se kemi nxjerrë shumë, kështu që gjithmonë kemi pasur të njëjtat probleme. Por tani vërtete po dëgjohemi dhe unë po dëgjoj gjithmonë shqiptarë të rinj që dalin. “Po ky nga doli”! Por gjithsesi po rriten me të vërtetë shumë edhe ajo është e bukura. Për këtë na ndihmojnë dhe të rinjtë në Europian, lojtarët e rinj që kanë ardhur”.

Më tej Rama tha se “ka penguar kjo e ekstra komunitarëve sepse ngushton hapësirën për qytetarët që janë jashtë BE dhe në fakt kemi bërë një bisedë edhe me qeverinë italianë që ta ndryshojë këtë – federata, kuptohet, – por me ndihmën e qeverisë sepse janë dy a tre vende në Europë që i kanë futur shqiptarët në atë grupin e komunitarëve, kështu që mund të luajnë sa shqiptarë të duan ose që kur blejnë lojtarë shqiptarë nuk iu ngushtohet hapësira e blerjeve për ekstra komunitarët kështu që shpresoj. Franca e ka këtë, Greqia e ka, nuk e di nëse mes Spanjës dhe Gjermanisë, nuk jam i sigurte, por rëndësi ka që kjo është e mundshme dhe shpresoj që ta hapim këtë dhe të kemi më shumë lojtarë shqiptarë që do jenë pastaj në ekipe. Për shembull te Lecja është Ramadani dhe ai djali tjetër dhe për shkak se janë ekstra komunitare nuk luajnë dot të gjithë përnjëherë”.

Duke biseduar me Veselin, Rama e pyet se çfarë ndryshimesh sheh midis më përpara dhe tani me trajnerët e rinj me grupin e ri?

Veseli: Po në fakt unë isha në Europian, por nuk bëra kualifikime. I ka bërë të gjitha Berati dhe ia mora vendin unë. Më seleksionoi mua trajneri. Dhe doja të thoja para Beratit kur çdo herë që vjen kjo bisedë duket sikur ka një elefant në dhomë për mua, por fakti është që futbolli ka tendenca dhe ndryshon shumë, them dhe për ata që shqiptarë që kanë kuotë në Europë. Ndryshime ka pasur shumë se kemi pasur disa momente shumë të vështira. Mbaj mend kur kemi humbur dhe me Luksemburgun për shembull që nuk pranohej nga askush. Tani është moment shumë i bukur dhe mendoj që duhet ta shfrytëzojmë këtë moment, të ecim përpara, mos ta bëjmë një hap para dhe të kthehemi dy hapa mbrapa. Se kualifikimin e kemi marrë dhe normal duhet të shkojmë dhe në Gjermani ta tregojmë veten, t’i tregojmë dhe gjithë botës se me të vërtetë jemi të fortë si skuadër, si popull dhe si tifozeri shqiptare, unë e mbaj mend në Francë është i jashtëzakonshëm. Të gjithë shokët e mi ma kanë lavdëruar tifon e shqiptarëve në Francë dhe besoj edhe në Gjermani kanë për t’u bërë shumë. Dhe puna jonë është të bëhemi si pasqyrë, tifon e shqiptarëve në fushë t’ia kthejmë me performanca të mira dhe mbas Europianit të ecim përpara dhe të mos kthehemi mbrapa.

Rama: Jam i bindur që do jetë më shumë se në Francë. Në Gjermani janë më shumë. Më shumë se janë edhe të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Janë shumë dhe mezi po presin të bëjnë rezervimet e biletave sapo të dalin grupet. Do jetë shumë kuqezi prania në stadiume. Jam i bindur për këtë. Na iku portieri parë, na iku portieri dytë, morëm portierin e tretë. Si është të stërvitesh me këta të gjithë?

Elhan Kastrati: Prej dy vitesh jam pjesë e kombëtares dhe të kesh Berishën dhe Strakoshën dy portierë me eksperiencë ndihmon të rritesh. Për mua është një vitrinë shumë e rëndësishme se eksperienca që ka Berisha dhe Strakosha, kërkoj të marr nga ata dhe të rritem më shumë në futbollin që bëj këtu në Kombëtare’.

Rama:Tani dua t’iu pyes diçka për këtë sepse kam përshtypjen që atmosfera brenda për brenda Kombëtares është shumë e mirë, si atmosferë flas e grupit, por përtej atmosferës, se ju keni pasur disa trajnerë në Kombëtare, çfarë ka ndryshuar në metodë të stërvitjes, të komunikimit, të mënyrës sesi kërkohet loja sepse realisht, është diçka shumë e këndshme ta shohësh Kombëtaren”.

Hysaj: Ka ndryshuar shumë sepse kam thënë gjithmonë, nëse një skuadër fiton, merr vetëbesim, merr siguri dhe kjo besoj ka qenë një ndër pikat më të forta që kemi pas në këtë Kombëtare. Edhe ardhja e trajnerit të ri është me shumë pozitivitet, të jep siguri në vetvete, të bën të besosh që ti je lojtar i fortë dhe mund të bësh më shumë sesa herët e tjera.

Uzuni: Është e vërtetë; ka më shumë konkurrencë tani dhe nëqoftëse nuk është një në ditën e tij, mund ta zëvendësojë tjetri pa problem plus dhe sesi i analizon trajneri ndeshjet, pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit, por siç e tha dhe Hysaj, që kur fiton ndryshon atmosfera, je më i lumtur.

Veseli: Besoj është dhe një aspekt që nuk nënvlerësohet, domethënë, kemi qenë në stërvitore të re, çdo ditë kur shkojnë në stërvitje jemi të lumtur, është fusha e mirë dhe këto kushtet si lojtarë të bëjnë të japësh më shumë edhe si grup tani jemi në Tiranë, vijnë dhe familjarët të na shikojnë, rrinë të gjithë bashkë tek bari, janë dhe disa tifozë që na kërkojnë foto, na kërkojnë disa firma dhe kjo besoj është një aspekt që na shtyn edhe më shumë të jemi bashkë, i takojmë dhe familjarët e njëri-tjetrit dhe çdo ditë nxitojmë të shkojmë edhe tek fusha të bëjmë stërvitje, dikush rri edhe më shumë të bëjë terapi, dikush vjen më herët me furgon dhe këto gjëra të vogla e bëjnë diferencën sepse detajet besoj që gjithmonë janë shumë të rëndësishme për të bërë diferencën. Nga momenti që erdhëm këtu ndryshoi diçka dhe kjo besoj nuk nënvlerësohet.

Gjimshiti: Djemtë gjërat më të rëndësishme i thanë kështu që besoj se bashkëngjitëm me këto, por sigurisht që, siç thanë, fitoret dhe gjithë këto gjërat e japin vetëbesimin më të madh, besoj fitoret janë gjëja më e rëndësishme, lumturia dhe besoj si grup, grupi bën diferencën. Të them këtë edicion sepse besoj tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli, një aspekt shumë të mirë, kur vijnë familjarët e tjerë, për shembull vijnë prindërit e mi, çunat vijnë kapërcejnë dhe takojnë familjarët e mi dhe e thonë “Sa të sjellshëm qenkan këta djem”.  Prandaj, besoj që është ajo gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur që na çon përpara.

Kryeministri Rama duke falënderuar futbollistët tha se “jeni shumë të mirë, jeni shembull, jeni frymëzim dhe faleminderit për gjithçka që arritët deri këtu. Tani e dini që oreksi vjen duke ngrënë. Ju e dini që është një fjalë që thotë në sport nuk ka mirënjohje. Nuk ka si të ketë sepse nëse sporti do bazohej tek mirënjohja, atëherë do t’i mungonte ajo egërsia e mungesës së dëshirës për këdo që mund të jetë ylli i momentit sot, nesër nëse nuk do jetë dot ylli i momentit nuk ekziston, kështu që sfida përpara është e madhe, por unë kam besim vetëm për një gjë. Duke qenë se nuk keni nga ikni, aty ku është e shtrënguar situata ju jepni maksimumin dhe dilni më mirë. Aty ku pastaj thoni “hë se këto nuk i kemi problem”, aty bëhen skandale. Kështu që në këtë sens unë kam shumë besim që tensioni, plus grumbullimi më i gjatë dhe përpunimi, se këto ndeshje i keni 2-3 ditë maksimumi kurse atje do keni mundësi grumbullimi e motivimi që të na bëni një tjetër dhuratë fantastike e ta shënoni emrin me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar”./Opinion.al

Etiketa: edi ramakombetarja shqiptarepodcast


Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…
Kryesore

Rama në ‘Opinion’: Projekti i inceneratorëve ishte i duhuri,por ka patur individë…

9 Maj, 2025 9:55 pm
PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!
Politikë

PD mbyll fushatën, Berisha: Kjo është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare!

9 Maj, 2025 9:24 pm
Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet
Kryesore

Rama mbyll fushatën në Tiranë: Vetëm PS mund ta bëjë edhe më mirë këtë qytet

9 Maj, 2025 9:16 pm
Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj!

9 Maj, 2025 9:11 pm
Para
Nisin reshjet e dëborës në disa qytete të vendit, ARRSH njofton mbi situatën e akseve rrugore

Nisin reshjet e dëborës në disa qytete të vendit, ARRSH njofton mbi situatën e akseve rrugore

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Reshjet e dëborës përfshijnë Dibrën, problematik segmenti nga Cereni për në Kalanë e Dodës

Reshjet e dëborës përfshijnë Dibrën, problematik segmenti nga Cereni për në Kalanë e Dodës
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com