Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që askush të mos ndjehet vetëm…

2020/08/14 at 9:43 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve

Nga Dom Gjergj Meta-

Kovidi-19 duhet marrë seriozosht, jo vetëm pse vret dhe krijon probleme shendetësore, por për pasojat që po shkakton në jetën e globit, duke filluar nga shkolla, biznesi, shëndeti mendor, marrëdhëniet ndërnjerëzore, zakonet që rregullojnë aspekte antropologjike sikurse dasmat, vdekjet dhe ngjarje të tjera familjare, familja nukleare, varfëria etj.
Nuk mund ta anashkalojmë një trajtim kompleks të kësaj situate, më e pazakonta e të paktën 80 vjetëve të fundit, pas luftës së II Botërore.

Njerëzit gjenden mes frikës dhe papërgjegjësisë, hutimit të strukturave dhe paqartësisë së komunitetit të shkencëtarëve. Politika, fatkeqësisht e gjendur e papërgatitur, po rreh ujë në havan, sidomos në vende si Shqipëria që nuk është e përgatitur për një epidemi e jo më për një pandemi. Teoritë kospiracioniste dhe ujqërit e fitimit, që dikur i quanim spekulatorë, po bëjnë kërdinë, duke përfituar nga çdo hapësirë e dobësisë së njerëzve apo sistemeve politike dhe ekonomike.

Kjo krizë përfshiu edhe religjionet. Janë epike pamjet me Papa Françeskun i vetëm në sheshin e shën Pjetrit duke u lutur. Po ashtu pamjet e Mekës, të Tokës së shenjtë që zakonisht janë plot me njerëz njohën ndoshta pas shumë shekujsh zbrazëtinë. Kjo kohë pati ndikim në ushtrimin e kultit të komuniteteve religjioze duke kufizuar pjesmarrjen në normalitetin me të cilin ishin mësuar.

Përtej konstatimit duhet të thellohemi në domethënien e kësaj situate të pajetuar më parë së paku nga brezi ynë. Ky virus, pavarësisht nëse është krijuar në laborator apo nga natyra, na ka vënë përballë frikës së një prekje të mundshme të gjithëve. Kjo na ka nxjerrë në pah brishtësinë e natyrës tonë e në të njëjtën kohë limitin e arritjeve shkencore. Por nga ana tjetër ka ngacmuar brenda nesh edhe kuptimin e përkujdesjes për të tjerët. Si në kontrast mund të themi se po prekim me dorë natyrën shoqërore të njeriut i cili nuk mund të anashkalojë të jetuarit në bashkësi qoftë edhe duke mos u takuar me tjetrin. Më mirë të themi se ky takim duhet të ndodhë në një mënyrë tjetêr nga ajo e zakonshmja.

Në mënyrë paradoksale prekja nga virusi e bën të dukshme këtë natyrë sociale të njeriut. Jemi të lidhur me njëri-tjetrin edhe në aspektin e përçimit të së keqes. Gjithë sfida është si ta kthejmë, ta shndërrojmë këtë përçim në një zinxhir solidariteti, në mënyrë që askush të mos mbetet vetëm. Karantinat e domosdoshme të mos kthehen në prerje relacionesh, por në forcimin e tyre. Është rasti kur frika mundet me kujdes dhe përkushtim ndaj të tjerëve. Zinxhiri i prekjeve nga virusi, duke u interesuar për njëri-tjetrin, mund të kthehet në një zinxhir solidariteti. Kjo do të zbusë edhe ato pasoja që listova në fillim. Kjo është lufta e mirë që duhet të bëjmë pa u kursyer në mënyrë që t’ia dalim të gjithë bashkë.

ZOTI QOFTË ME NE!

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA
Bota

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA

24 Shtator, 2025 8:57 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Para
7 të arrestuar për sulmin ndaj hotelit, droni zbulon bazën e të kërkuarve

7 të arrestuar për sulmin ndaj hotelit, droni zbulon bazën e të kërkuarve

Vuçiç: Shërbimet sekrete na ndaluan, tani Kosova e pavarur

Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e 2 shtatorit në SHBA

Xhemi Shehu do të heqë dorë nga televizioni vetëm për këtë arsye

Xhemi Shehu konfirmon largimin nga 'Portokalli'

TE FUNDIT

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
24 Shtator, 2025

Pas gati një jave pezullimi, Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij, duke u shprehur me emocion...

Lexo më shumë

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
24 Shtator, 2025

Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të...

Lexo më shumë

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
24 Shtator, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, tha...

Lexo më shumë

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
24 Shtator, 2025

Kryetari  i PD, Sali Berisha e ka cilësuar rekord të zi në historinë e parlamentarizmit seancën e 18 shtatorit, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com