Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qarqet me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë

2020/11/23 at 8:14 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tirana si ditë normale, qytetarët nuk respektojnë masat ndaj COVID-19

Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.


Të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për vdekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 vdekjesh për 10 mijë banorë. Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vdekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 vdekje më shumë se korrik-shtator.

E dyta, sipas të njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të vdekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë 2019.

Për Korçën, që renditet e treta me rritjen më të lartë të vdekjeve në raport me ky tregues është 6.

Pas Korçës renditet Durrësi (5.2). Në këtë qark, vdekjet janë rritur me 35%, ose 151 persona kanë humbur jetën më shumë në korrik-shtator të këtij viti, në krahasim me tremujorin e një viti më parë.

Qarku i Tiranës, më i madhi në vend ndonëse ka rritjen më të lartë të numrit më të lartë të jetëve të humbura (me 460 persona më shumë), nëse krahasohet në raport me popullsinë, është i pesti, me tregues 5.1.

Rritjen më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë e kanë Berati, Dibra, Fieri dhe në fund të listës janë Kukësi dhe Vlora.

Të 12 qarqet në vend kanë shënuar rritje të jetëve të humbura në tremujorin e tretë 2020, që përkon me periudhën kur vala e infeksionit të Covid-19 filloi të bëhej agresive.

Rritja e vdekjeve vlerësohet nga pasojat e Covid-19

Të dhënat e INSTAT treguan se në periudhën korrik-shtator u shënuan gjithsej në vend 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vdekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit.

Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë).

Zyrtarisht deri më 30 shtator, numri i vdekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 ishte rreth 400, ose tre herë më e ulët se shtesa e vdekjeve në të njëjtën periudhë.

Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik ka pohuar më herët për Monitor se “Për tremujorin e tretë, arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”. “Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vdekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vdesin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”. Ylli shton se kalkulimi preciz i vdekjeve të shtuara do të bëhet vetëm kur ata të kenë të dhënat e sakta javore.

Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon. Ka dhe shumë raste të vdekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh).

Një vit më parë, në 2019-n, vdekjet në total u rritën me 133 humbje jete gjithsej. Deri tani, viti më vdekjeprurës, në dekadën e fundit ishte 2015-a, me 1762 vdekje më shumë. Por, 2020-a pritet ta kalojë këtë rekord, siç tregoi dhe tendenca e 9 mujorit, teksa Covid-19 është akoma në kulmin e tij.

Shtesa e vdekjeve në qarqe, rreth 2-4 herë më e lartë se ato të raportuara nga Covid-19

Deri në fund të shtatorit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kishte gjithsej 388 humbje jete nga Covid-19. (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Nga krahasimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, në Shkodër psh, shtesa e vdekjeve (169) është katër herë më e lartë se ato të raportuara nga Covid-19 (41).

Në Tiranë, shtesa e vdekjeve është 2.5 herë më e lartë se e raportuar nga Covid-19, në Durrës 3.3 herë më e lartë, në Korçë 6 herë, në Gjirokastër 6 herë. Dy qarqet që rezultojnë më pak të prekura nga pasojat fatale të Covid-19 janë Vlora dhe Kukësi, ku shtesa e jetëve të humbura ka qenë minimale dhe pa diferencë të larta nga vdekjet e raportuara nga Covid-19.

Gjirokastra mbetet qarku me vdekjet më të larta

Gjirokastra ka vijuar që të jetë qarku me vdekjet më të larta në vend në raport me popullsinë edhe në tremujorin e tretë, me 34 vdekje për 100 mijë banorë. Kjo vdekshmëri e lartë e Gjirokastrës, sipas mjekëve shpjegohet nga plakja e shpejtë e popullsisë së qarkut jugor, rrjedhojë e emigracionit të lartë.

Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila një vit më parë ishte e katërta, si rrjedhojë e humbjeve të larta të jetës në tremujorin e tretë, që mjekët i lidhin jo vetëm me Covid-19, por edhe me plakjen e popullsisë së këtij qarku dhe sëmundjet shoqëruese. Shkodra në fakt, rezulton dhe qyteti i tretë sa i takon rasteve totale me Covid-19, pas Tiranës dhe Durrësit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Korça që ishte e dyta, ka zbritur në vend të tretë.

Një ngjitje të fortë në renditjen e qarqeve sipas vdekshmërisë në raport me popullsinë ka shënuar Lezha, që ka kaluar e katërta, nga e 10-a që ishte në periudhën normale të një viti më parë.

Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vdekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 19 dhe 20). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n, sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe emigracioni. /Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj
Bota

Macron këmbëngul: Vetëm Ukraina mund të vendosë për territoret e saj

1 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
Para
Vaksina e Oksfordit rezulton se krijon 70% mbrojtje nga COVID-19

Vaksina e Oksfordit rezulton se krijon 70% mbrojtje nga COVID-19

Ndahet nga jeta këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Ismet Peja

Ndahet nga jeta këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Ismet Peja

Sulm me thikë në një kishë në SHBA, dy persona humbin jetën

Sulm me thikë në një kishë në SHBA, dy persona humbin jetën
















TE FUNDIT

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
1 Dhjetor, 2025

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi vendimin e gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
1 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme...

Lexo më shumë

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
1 Dhjetor, 2025

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat...

Lexo më shumë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
1 Dhjetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com