Kronikë

Qarkullonte me kallashnikov në qytet, arrestohet 44-vjeçari në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:22 - 24/05/21 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov.

Në pranga ka rënë A. R banues në Durrës. Arrestimi i tij bë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri automatik në lagjen nr. 17, Durrës.

Pas informacioneve kanë bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e 44-vjeçarit  i cili mbante poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 29 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas