Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi në automjetin ku ndodhej me dy persona të tjerë i është gjetur një armë zjarri.
Sipas policisë, me arrestimin e të riut është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale, por nuk jep detaje të tjera, për shkak të hetimeve që po kryen.
Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kallashnikov
Bëhet me dije se i arrestuari është identifikuar si Donald Petani ( Alimuca). Në momentin e arrestimit ai shoqërohej nga dy të mitur, F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë.
28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./ Opinion.al