Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, pranga 33-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 12/06/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur. mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet O. K., banues në lagjen “24 Maj” Vlorë.

Gjatë kontrollit të shtetasit O. K., shërbimet e Policisë gjetën në çantën e tij, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi 33-vjeçarin tashmë rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit./ Opinion.al

Pas