Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur. mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet O. K., banues në lagjen “24 Maj” Vlorë.
Gjatë kontrollit të shtetasit O. K., shërbimet e Policisë gjetën në çantën e tij, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mbi 33-vjeçarin tashmë rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit./ Opinion.al