Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Po ashtu, M. Ç., posedonte dhe dokumente të falsifikuara si ato të policisë.
“Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur deh sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi”,-njofton policia.
40-vjeçari M. Ç., rezulton se është banues në Holandë./Opinion.al