Te Fundit

“Qafa e helmit” çon në pranga 9 persona, 4 të shpallur në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 22/10/21 |
Opi Nion

9 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni policor në luftën kundër  kultivimi t dhe trafikimit të narkotikëve.

“Përmbyllet megaoperacioni policor i koduar “Qafa e Helmit”, i nisur në orët e para të mëngjesit të datës 20 shtator dhe i përfunduar në orët e mbrëmjes së djeshme.  Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, FNSH, DVP Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe SHÇBA, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, njofton Policia.

Mbi bazën e provave materiale të sekuestruara dhe veprimeve procedurale të kryera janë caktuar masat e sigurisë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Masat e sigurimit personal “Arrest në burg” për 9 shtetas:

L. N. alias Gj. N., 40 vjeç, banues në Gurrat, Lezhë, L. K. alias N. K., 33 vjeç, banues në Dragush, Dajç, Lezhë, Z. L., 47 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, I. P. alias P. Gj., 35 vjeç, banues në Kcirë, Flet, Pukë, Y. V., 34 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, Gj. K. alias E. K., 35 vjeç, banues në Durrës, A. K., 35 vjeç, banues në Lufajt, Mirditë, T. L., 45 vjeç, banues në Perlat, Mirditë dhe M. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Mirditë.

Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas: S. M. alias S. L., 17 vjeç dhe E. S., 17 vjeç, të dy banues në Dom, Pukë.

Janë shpallur në kërkim 4 shtetas: T. Sh., 33 vjeç, banues në Lezhë, G. M., 31 vjeç, banues në Kalivac, Ungrej, Lezhë, G. S., 44 vjeç, banues në Dom, Pukë (të tre me masë “Arrest në burg”) dhe D. L., 17 vjeç, banues në Dom, Pukë (me masë “Arrest në shtëpi). Vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur lejimin e kontrolleve në banesa dhe ambiente të ndryshme të shtetasve N. N., M. N., A. V. dhe V. D., si dhe të shtetasve të arrestuar, në Lezhë, Tiranë, Shkodër, Pukë, Durrës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 qese me fara cannabis, një shumë eurosh dhe një automjet.

Ky operacion është në vijim të operacionit policor “Qafa e Helmit 1”, i zhvilluar në muajin gusht 2021, nga ana e Drejtorisë Hetimore, si rezultat i të cilit janë asgjësuar 4000 rrënjë cannabis sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar që ky grup kriminal ka organizuar kultivimin e bimëve narkotike në Mirditë, në zonën e fshatit Arëz, Kaçinar, në zonën midis fshatrave Perlat i Epërm dhe Lufajt dhe në Pukë, në vendet e quajtura Qafa e Helmit, fshati Shkozë, Gomsiqe dhe Plet.

Pas